Sekuestrohen katër armë dhe sasi e konsiderueshme municioni në Shkodër, duke vënë në pranga një të ri.
Gjatë operacionit të koduar “Kalibri”, u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë, një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.



