Banorët e fshatit Seferan të Belshit, pasditen e sotme kanë gjetur pa jetë një person në liqen. Viktima është 25-vjeç me inicialet E.H. nga fshati Hysë.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i të riut është konstatuar në liqen nga banorët e zonës, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë. Viktima mendohet se kishte shkuar në liqen për peshkim.
Kanë qenë banorët dhe efektivët e policisë që kanë mbërritur në liqen dhe kanë nxjerr trupin e të riut nga uji.
Trupi i tij është nisur drejt morgut të qytetit të Elbasanit.



