
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar numër i lartët i të infektuarve me Covid-19.
Nga testimi i 6553 mostrave të marra, janë regjistruar 771 raste të reja pozitive, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 qytetarë, duke çuar numrin total të shëruarve në 158.651.
Aktualisht janë 4489 raste aktive me koronavirus në Kosovë.



