Tiranë, babai zbulon se shoku i përdhunonte vajzën 14-vjeçare, arrestohet 39-vjeçar

Tiranë, babai zbulon se shoku i përdhunonte vajzën 14-vjeçare, arrestohet 39-vjeçar

Një tjetër rast pervers ka ndodhur në Tiranë. 39-vjeçari Lulzim Bardhi, u arrestua nga blutë e kryeqytetit për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare.

Kjo është drama e vajzës së mitur e cila jetonte në ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri-Turizmit, në kryeqytet.

Abuzimi seksual prej një viti u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur, i cili tregon se ishte shok me 39-vjeçarin.

 “Një pasdite nuk kishim drita, unë po rrija me gocën e vogël, goca e madhe te divani, dhe vjen shoku im, u ul te divani me gocën time, i solli patatina e molto, gjëra për kalamajët, kur e shoh, ai një dorë hante molto dhe një dorë po i fuste dorën vajzës se më vjen edhe kshu, nuk flas dot. Thirra policinë, bëra kallëzim”­ tregon babai.

Bardhi në fillim u denoncua për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar në rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht.

E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me dhune me fqinjën e tij 14-vjeçare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy