Një automjet ka përfunduar në liqenin e Komanit paraditen e kësaj të shtune dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Një prej tyre në gjendje më të rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



