Gazetari Sokol Bregu, operacionin e Antimafias italiane dhe SPAK gjatë të cilit u lëshuan 15 masa arresti dhe u arrestuan Ergys Kastratin dhe Igli Kamberin, e sheh të lidhur me një vrasje për trafikun dhe pazaret e drogës.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se pa Antimafian italiane shumë nga ata që drejtojnë organizata kriminale, nuk do prekeshin kurrë.
Sipas tij, vrasjen shqiptari e ka bërë bashkë me italianët dhe se krimi është transnacional dhe se nuk ka një grup vetëm shqiptar.
Antimafia edhe kur ka dalë në përfundime se hetimet kanë qenë të dekonspiruara, nuk ka hequr dorë kurrë nga bashkëpunimi me Shqipërinë. Antimafia është i vetmi partner serioz që ka na ndihmuar shumë. Shqiptarët në përgjithësi trafikun kryesor të drogës e bëjnë me Italinë.
Në Itali si në çdo vend tjetër të BE, mund të tolerohesh të shesësh drogë, por i zoti është ai që reziston pa kryer asnjë akt dhune. Në rastin konkret kemi një italian të vrarë. Nuk ka qenë vetëm shqiptari i përfshirë, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat e dy pistoletave. I vetmi ndaj të cilit është hedhur akuzë është shqiptari. Ky hetim ka nisur nga kjo vrasje.
Pas këtij ekzekutimi i cili dyshohet se vjen për arsye të rrjetit të drogës, një nga shtetasit shqiptar, pjesë e kësaj organizate ka trafikuar 200 kilogramë kokainë drejt Rumanisë, vend ku kokaina kushton më shtrenjtë se në çdo vend të BE-së, bashkë me Zvicrën.
Grupet janë partnere me njeri tjetrin, krimi është transnacional, nuk ka grup shqiptar. Vrasjen nuk e ka bërë shqiptari se e vrisnin për 30 sekonda, e ka bërë bashkë me italianët. Nuk ka një grup i cili është i gjithi shqiptar.



