Një person i shpallur në kërkim për plagosje, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Efektivët e komisariatit Nr. 2 kapën të dyshuarin G. I., 30 vjeç, pasi Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
I ndaluari më 1 dhjetor 2025, në rrugën “Irfan Tomini”, në bashkëpunim me shtetasin E. U., i arrstuar në flagrancë, ka plagosur me mjet prerës shtetasin M. A.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. I., ditën e ngjarjes, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.



