Godet 37-vjeçarin me tytën e pistoletës, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Godet 37-vjeçarin me tytën e pistoletës, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Një sherr i momentit ka ndodhur ditën e hënë në rrugën “Thoma Filipeu”, në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka goditur me tytën e pistoletës një 37-vjeçar dhe më pas është larguar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas informacionit të marrë se në rrugën “Thoma Filipeu”, një shtetas kishte goditur me tytën e një arme zjarri, një 37-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasit, 45 vjeç, Elton Duva banues në Tiranë. 45-vjeçari, Elton Duva ditën e djeshme, rreth orës 17:05, pas një konflikti të çastit në rrugën “Thoma Filipeu”, dyshohet se ka goditur me tytën e pistoletës, shtetasin, 37 vjeç, dhe më pas është larguar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy