
Një pushues nga Ukraina është mbytur ndërsa lahej në plazhin e Golemit.
Mësohet se bëhet fjalë për një 66-vjeçar ukrainas i cili u nxor nga uji nga pushuesit por nuk mundi të mbijetonte.
Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”
Ky është rasti i tretë i mbytjes në plazhet e vendit në pak ditë.
Prej vitesh tashmë, problematikë në plazhet shqiptare është mungesa e rojeve bregdetare dhe në pjesën më të madhe të rasteve angazhohen pushuesit për t’u dhunë në ndihmën e parë personave që rrezikojnë mbytjen në det.



