Hoxha: Droga mund të ketë lidhje me 6 ton kokainë të kapur në Maltë

Hoxha: Droga mund të ketë lidhje me 6 ton kokainë të kapur në Maltë

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, teksa foli për ngarkesën prej 33.5 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, në kontejnerin e BanaKing, tha më tej se kapja e kokainës ka dyshime që kjo sasi mund të jetë e të njëjtës linjë, me një sasi 6 ton të kapur në Maltë. 

Policia pretendon se skaneri e ka nxjerrë të pastër kontejnerin dhe thotë se nuk ka patur element të dyshimtë. Nxori edhe pamje policia, thotë e ka kapur qeni.

Fakti që u gjet me këmbëngulje, edhe pse skaneri e ka gjetur të pastër, do të thotë ka informacion nga partnerët. Dyshimet janë që kokainë e të njëjtës linjë është kapur në Maltë, prej 6 ton.

A është e njëjta, ende nuk e dimë.

Është fakt që kontejneri që është hapur në Durrës është nisur në 20 shtator nga Ekuadori, ka kaluar kanalin e Panamasë. Në 21 tetor ka qëndruar në Itali. Në 28 tetor, anija ka ardhur në Portin e Durrësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy