Parcela me kanabis, procedohen 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë

Parcela me kanabis, procedohen 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë

Në kuadër të kontrolleve nga ana e policisë për evidentimin e parcelave me kanabis, janë proceduar penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit, kanë vijuar kontrollet dhe si rezultat i tyre janë konstatuar dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, në fshatin Begaj dhe në Njësinë Administrative Tropojë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: I. Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Tropojë, A. M., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë, B. H., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin dhe shtetasi M. Q., kryeplak i fshatit Buçaj.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy