Shpërdoruan detyrën/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut

Shpërdoruan detyrën/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-presidentin dhe zv.presidenten e Urdhrit të Stomatologut

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë përfundoi hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda dhe zv/presidenten A.G., për tre vepra penale: “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sipas nenve 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Hetimet zbuluan se Nikoll Deda në cilësinë e presidentit të Urdhrit të Stomatologut, ka keqpërdorur detyrën duke rritur buxhetin e organizatës për përfitime personale dhe duke punësuar familjarë pa kriter, për të manipuluar vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar që nga viti 2016. Ai është akuzuar për përdorimin e fondeve pa justifikim të duhur, përfshirë pagesa fiktive dhe tjetërsim fondesh në favor të familjarëve të tij dhe të tretëve, duke u bërë subjekt i veprave penale te “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Zv/presidentja A.G. akuzohet për vendime financiare të paligjshme lidhur me buxhetin e vitit 2024, duke autorizuar zbatimin e një buxheti të përkohshëm në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Administrative, gjatë kohës kur Urdhri i Stomatologut ishte nën masë sigurimi. Kjo ka bërë që ajo të përballet me akuza për shpërdorim detyre dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Kjo shtetase ka autorizuar zbatimin e buxhetit të përkohshëm për një periudhë që fillon nga dita e parë e vitit buxhetor deri në fund të muajit të tretë të tij ku shpenzimet nuk duhet të tejkalojnë 1/12 e shpenzimeve faktike të programit të financuar nga buxheti në vitin buxhetor paraardhës dhe ka autorizuar vazhdimin e buxhetit të përkohshëm duke u bërë subjekt i kryerjes së veprave penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”  të parashikuara nga nenet  248 dhe 321 të Kodit Penal.

Materialet e procedimit penal janë dërguar në Gjykatë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy