AMP arreston dy punonjës të strukturave për dhunë dhe shkelje në trafik

AMP arreston dy punonjës të strukturave për dhunë dhe shkelje në trafik

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar dy punonjës të strukturave të sigurisë për shkelje të ligjit.

Kësisoj AMP (Rajoni Tiranë) ka arrestuar punonjësin e Gardës Inspektor E.I., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të dhunshme mes tifozëve, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime fizike të disa personave në stadium, përfshirë edhe një punonjës të sigurisë së stadiumit edhe një punonjësi policie.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M.L., pranë Komisariatit të Policisë Vorë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi më datë 08 shkurt rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj – Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy