Përfitime nga veprimtari kriminale/ Sekuestrohet llogaria bankare e 30-vjeçarit nga Fieri

Përfitime nga veprimtari kriminale/ Sekuestrohet llogaria bankare e 30-vjeçarit nga Fieri

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë së Fierit për vendosjen e sekuestros preventive mbi një llogari bankare me 30 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga një 30-vjeçar.         

30-vjeçari Armando Bregasi është arrestuar në Greqi, për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Organizata kriminale".   

Në kuadër të një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Fier, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në zbatim të vendimit të kësaj prokurorie, ka vendosur sekuestro preventive mbi një llogari bankare me shumën 30 000 euro, në emër të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Fier.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy