Deizi Arapi është vajza, të cilës i është djegur për hërë të dytë në pak kohë autmomjeti i saj. E reja, jo e panjohur për policinë këtë herë ka akuzuar ish-kryebashkiakun, Bledion Nallbati për ngjarjen e ndodhur. Nërkohë ky i fundit ka pranuar se ka pasur konflikt me të renë, por se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Në prononcimin për mediat Arapi shprehet:
"I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar djegien e makines së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është cudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal".
Ndërkohë për akuzat në fjalë ka reaguar vetë deputeti Bledion Nallbati, i cili nuk mohon konfliktin me Arapin, ndërsa thotë se ato janë të nxitura nga të tjerë.
Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam patur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj së është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punonjësit tim, nuk mbaj përgjegjësi për çdokënd që kam të punësuar me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bëj një kallëzim për shpifje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Deizi Arapi, është e njohur për unifromat blu të këtij qyteti, pasi më herët është konfliktuar me ta, ku edhe me pas e kanë shoqëruar në komisariat për kundërshtim të urdhërit të punonjësit të Policisë dhe prishje të qetësisë publike.



