RENEA neutralizon 71-vjeçarin që hapi zjarr nga banesa/ Kovaçi: Nuk njihej si problematik, por kohët e fundit ishte izoluar

RENEA neutralizon 71-vjeçarin që hapi zjarr nga banesa/ Kovaçi: Nuk njihej si problematik, por kohët e fundit ishte izoluar

Forcat RENEA kanë mundur të neutralizojnë 71-vjeçarin Edmond Naska në Korçë, i cili hapi zjarr nga dritarja e banesës së tij.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV gazetarja Sara Kovaçi bën me dije se i moshuari nuk njihej si person problematik, por kohët e fundit ishte shumë i izoluar. 

"U ndërhy me forcë nga dera e apartamentit ku banonte i moshuari. Sipas drejtoreshës së Shëndetit Mendor të qarkut të Korçës, 71-vjeçari nuk është paraqitur asnjëherë për ndonjë ndihmë në lidhje me shëndetin mendor. Sipas Markeljan Dhimitrit, i cili është edhe fqinj i 71-vjeçarit, tha se ndodhej në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërkohë që dëgjoi të shtënat me armë zjarri nga kati i parë. Ai tha se ishin trembur dhe kishin dalë menjëherë nga shtëpia me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai tha se 71-vjeçari nuk njihej si person problematik dhe ishte i afërt me banorët e pallatit, por kohët e fundit ishte shumë i izoluar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy