Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Drashovica”, për goditjen e një tjetër rasti të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të kundërligjshëm të kufirit.
Në afërsi të fshatit Drashovicë, në aksin rrugor “Peshkëpi-Vlorë”, u ndalua për kontrolle, automjeti tip “Ford Focus”, me drejtues shtetasin I.S., 31-vjeçarin, banues në Lushnjë. Në këtë automjet ishin 8 emigrantë me shtetësi afgane, të cilët po transportoheshin nga shtetasi I. S., kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Ford Focus”, 150 dollarë dhe 50 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 1 celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.



