Pasuritë e konfiskuara me burim të paligjshëm, Hoxha: Kthim në shërbim të publikut

Pasuritë e konfiskuara me burim të paligjshëm, Hoxha: Kthim në shërbim të publikut

Asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të paligjshme janë në rritje, konfirmoi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Në konferencën “Nga Fitimet e Paligjshme te e Mira Publike: E Ardhmja e Aseteve të Konfiskuara”, ministri Hoxha bëri një ekspoze të situatës, duke nënvizuar se lufta kundër krimit është sukses, vetëm kur konfiskohen pasuritë apo asetet që vijnë si rezultat i një veprimtarie kriminale.

Finalja është miradministrimi i një aseti të tillë, që nënkupton kthimin e tij në shërbim të publikut.

Qoftë përmes shfrytëzimit nga struktura shtetërore, qoftë edhe dhënies në përdorim privatëve, apo shitjes përfundimtare në ankand, të dyfishtë, siç e parashikon ligji.

Marrja në administrim e një prone të krijuar me burime të paligjshme, është faza përmbyllëse e gjithë përpjekjes ndërinstitucionale për të goditur krimin në pikën e tij nevralgjike, që janë pronat, pasuritë, paratë.

Duke folur për punën e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), Hoxha tha se ajo gëzon mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Hoxha shtoi se lufta kundër krimit dhe aseteve kriminale është pa asnjë kompromis dhe do të vijojë pareshtur.

Ne duam që të shkurajojmë ata individë apo rrjete kriminale, që mendojnë se mund të përfitojnë në mënyrë të paligjshme e më pas t’i shijojnë frytet e një veprimtarie të tillë.

Qëllimi ynë është që asetet e konfiskuara, të ruajnë vlerën e mundësisht të rriten në vlera që të inventarizohen si të mira materiale në shërbim të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy