
Shoferi i vënë në pranga pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ka dëshmuar pë sasinë e lëndës narkotike, kokainë, që iiu kap në kamionin që ai drejtonte. Nazif Ajroski, sipas burimeve nga policia, është shprehur se nuk ka pasur dijeni që në kamion kishte lëndë narkotike, duke theksuar se merret vetëm me transportin e hekurit. “Nuk kam pasur dijeni për lëndën narkotike që ndodhej në kamion”, është shprehur ai.
Mësohet se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit të ndaluar këtë pasdite, ndërsa pjesa më e madhe është gjetur në sebratorin e kamionit. Tashmë autoritetet policore po bëjnë kontrollin e imtësishëm të kamionit për të verifikuar nëse ka sërish lëndë narkotike të fshehur brenda tij.
Gjithçka është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë, ku skaneri ka pikasur se brenda kamionit që kishte ardhur tranzit nga Maqedonia dhe do të nisej drejt Italisë ka pasur diçka të jashtëligjshme. Pas kontrollit të detajuar është gjetur lënda narkotike.



