Ndërtuan pa leje një lokal plazhi, nën hetim tre punonjës të IMT-së në Sarandë

Ndërtuan pa leje një lokal plazhi, nën hetim tre punonjës të IMT-së në Sarandë

Tre punonjës të IMT-së së Bashkisë të Sarandës, po hetohen në gjendje të lirë, lidhur me ndërtimin e një lokali plazhi pa leje përkatëse. Ndërsa është shpallur në kërkim, pronari i i lokalit. Policia njofton se gjatë kontrolleve të territorit në vijën bregdetare në jug të vendit, IKMT në bashkëpunim me Policinë e Sarandës konstatuan lokalin. U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi R. P., për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, për objektin dhe punimet përreth, në zonën e njohur si “Laguna”. Ai dyshohet se ka kryer punime pa lejen e autoriteteve përkatëse. Mbi punonjësit e IMT-së rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se duke mos vepruar, kanë lejuar ndërtimin pa leje të objektit në bregdet. Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 çadra dhe 240 shezlonge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy