
Të burgosurit që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie gjatë ditës së sotme. Sipas burimeve, mësohet se një numër i caktuar të dënuarish kanë refuzuar ushqimin, si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre nga situata e krijuar me Covid-19.
Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi. Ata kërkojnë të lëjohet takimi me familjarët e tyre, ndërsa një tjetër arsye që ata kanë protestuar ka qenë edhe aplikimi i regjimit 41-biss.



