
Dy persona janë vënë në hetim nga policia e Dibrës pasi pas dyshimeve për blerje vote kanë bllokuar në automjet kryetarin e një dege lokale të një subjekti politik.
Raportohet se këta persona, kanë ndaluar dhe mbajtur të bllokuar deri në mbërritjen e policisë makinën e Agron Cerrit, me pretendimin se ai kishte në makinë materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.
Pas kontrollit të policisë në automjetin e Cerrit, nuk është gjetur asnjë send komprometues, ndërsa Ferit Alia dhe Sokol Lata, akuzohen për veprat penale “Heqje të paligjshme të lirisë dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik.
Ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.



