Djegia e mbetjeve, banorët dalin nga shtëpitë (VIDEO)

Djegia e mbetjeve, banorët dalin nga shtëpitë (VIDEO)

Në Fier banorët kanë dalë nga shtëpite të frikësuar se tymi që ka pushtuar prej ditësh qytetin mund t’i asfiksojë. Kjo pasi vendgrumbullimi i mbetjeve vijon të digjet, duke lëshuar re të mëdha tymi mbi zonat e banuara.

Sapo afrohesh në hyrje të qytetit përballesh me sasitë e tymit dhe aromën e rëndë. Përpos temperaturave të larta, banorët thonë se prej tri ditësh po jetojnë mes ndotjes së ajrit dhe erës së rëndë.

Në rrugica shihen banorët që rrijnë në trotuare me pretendimin se do të kenë më shumë ajër të pastër.

Përballë kësaj situate edhe autoritetet lokale duket se janë dorëzuar ndonëse sipas tyre mjetet e rënda po punojnë për mbulimin e të gjithë fushës me dhe, për të bërë të mundur kështu ndalimin e ndotjes.

Nuk mungon as premtimi se fusha e mbetjeve së shpejti do të kthehet në një park të gjelbëruar.

Fusha e vendgrumbullimit të mbetjeve që ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit, u përfshi nga flakët 3 ditë më parë ndërsa shuarja e tyre duket se është e pamundur për autoritetet vendore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy