I qeshur dhe me pranga në duar ka mbërritur në ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Elbasanit shtetasi Turk Farku Ozër për tu njohur me masën e sigurisë.
Prej kohësh ai ka qenë në një kërkim Ndërkombëtar nga Autoritetet e Drejtësisë Turke. Gjyqtari i seancës është Elis Dini, ndërsa avokatët kanë ardhur nga Turqia me kërkesë të tij.
Prokuroria Elbasanit ka kërkuar “Arrest me burg” për shtetasin Turk Farku Ozër me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit turk.
Nga informacioni rezulton se Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës.
Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale, ky i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë 20.04.2021.
Për këto arsye Faruk Fatih Özer është shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.
Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.



