
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvend, janë mbledhur sërish sot për të dëgjuar studentët e Mjekësisë. Ata kanë shkuar që të dëgjojnë projektligjin e propozuar nga qeveria për çfarë edhe kanë debatuar për pakënaqësitë rreth ligjit. Studentja Dea Guri u shpreh se nuk ka turp që të punojë në Shqipëri, por duhet t’i motivojnë për të qëndruar në vend. “Ju po flisni pa fund për ne dhe thoni që jemi konsultuar. Por në fakt që studentët po ju thonë mos e bëni sepse nuk keni argumente ku të bazoheni, nuk keni dokumente transparente, nuk keni llogari të saktë, po na shkelni të drejtat. Studentët e mjekësisë nuk e kanë turp të punojnë gjithë jetën në Shqipëri dhe të shërbejnë se një pjesë e jona kemi lënë bursat jashtë vendit. Ju na thoni nuk e doni Shqipërinë se do largoheni. Jo, na mbani, na motivoni se ne duam të rrimë, nuk duam të ikim. Unë jam 23 vjeçe dhe në moshën 24-vjeçare unë nuk do ta shoh me sy diplomën se do ma mbajnë peng, ku keni parë dhe dëgjuar. Nuk është e lehtë të studiosh 6 vite mjekësi. Të gjithë jemi në dijeni çfarë kushtesh kemi,” "Nuk marr rolin e deputetit, po marr rolin e studentit të Mjekësisë. Po nuk më duket normale që të trajtohemi si kavje. Nuk po bëjmë politikë, nuk mund të thuash që po bëj politikë kur unë pres 5 orë në diell për t'u futur brenda në Komision. E lëmë si debat dhe e kalojmë. Ju më mirë se ne nuk e njihni thelbin e problemit. Me gjithë respektin por ju nuk e dini më mirë se ne, por ne e dimë më mirë se ju. E para po diskriminohen studentët e Mjekësisë, por problemet e largimit nuk janë vetëm të tyre, ose është vetëm fillimi i një orteku të madh dhe do vazhdojë edhe në Fakultetet e tjera.,"-tha një prej studentëve. Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën, në të kundërt do të duhet që të paguajnë tarifën më shumë se të tjerët.



