Vrasja e Liridonës, Hoxha: Ngjarje e rëndë, familja kërkoi të lihet për të vajtuar humbjen

Vrasja e Liridonës, Hoxha: Ngjarje e rëndë, familja kërkoi të lihet për të vajtuar humbjen

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur para pak ditësh në Kosovë ku bashkëshorti urdhëro për ekzekutimin e bashkëshortes së saj, Liridona Ademaj.

Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë që tronditin shoqërinë, pro që sipas tij duhet të shërbejnë për të nxjerr mësime.

Është çështje kaq e ndjekur me detaje sa në Kosovë ku nuk është në traditë të medias të gjurmojë kaq në detaje dhe në rastin konkret kam dëgjuar nga familjarët e viktimës se kanë bërë apel që na lini të vajtojmë humbjen që na ka ndodhur. Etika në raste të tilla, e vetja gjë që pretendon është deri ku shkelet etika.

Del vëllai i viktimës dhe thotë që fëmijët se dinë akoma që e ëma ka vdekur, ndërsa nëse lihen në rrjete sociale, kemi të bëjmë me një krim brenda familjes, bashkëshorti ka paguar për vrasjen e bashkëshortes. Është një ngjarje shumë e rëndë.

Edhe pse thash se kjo ngjarje kishte përmasa tragjike për mënyrën se si ndodhi, policia e  Kosovës nuk është se ka harxhuar shumë kohë për të zbuluar të vërtetën sepse ata që u morën me organizmin e kësaj ngjarje si e ekzekutuan krimin dhe u ndërlidhën më pas për të fshehur krimin në fakt i demaskoi. Kjo shërben që ngjarje të tilla e tronditin opinionin dhe nga këto ngjarje duhet të nxjerrim mësime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy