Në kërkim nga drejtësia spanjolle/ Arrestohet 25-vjeçari në Dibër

Në kërkim nga drejtësia spanjolle/ Arrestohet 25-vjeçari në Dibër

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion, në bashkëpunim  të ngushtë me DVP Tiranë.

Bazuar dhe në inteligjencën policore, njësia FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat operacionale në DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon 2”,  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit :

G. S., 25  vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qira në zonën e Castellonit dhe i përshtatshin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy