Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Berat

Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Berat

Arrestohet në Berat një person i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, shërbimet e qarkullimit rrugor dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan me qëllim ekstradimin, shtetasin A. P.(P.), 64 vjeç.

 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim/shitje narkotikësh dhe korrupsion.

 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. P.(P.), në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy