
Një 41 vjeçar është dhunuar me grushte në orët e para të mëngjesit të së premtes në Babrru.
Policia thotë se persona të paidentifikuar e kanë dhunuar dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.



