Vëllezërit lushnjarë dhunojnë policët, shoqëronin vëllanë e tyre

Vëllezërit lushnjarë dhunojnë policët, shoqëronin vëllanë e tyre

Policia e Vlorës ka arrestuar dy vëllezër nga Lushnja, nën akuzën e kundërshtimit me dhunë të punonjësve të Policisë. Në gjendje të lirë, është proceduar edhe vëllai i tyre. Ky i fundit, pasi nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Policia e Vlorës njoftoi se Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Ismail Qemali”, pranë parkut “Aulona”, lëvizte një shtetas i dyshimtë, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë dhe kanë konstatuar një shtetas që kishte ngjashmëri me përshkrimin e dhënë, i cili shoqërohej edhe nga dy persona të tjerë.

Në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë urdhër për të ndaluar, shtetasi A. Xh. ka kundërshtuar urdhrin e tyre. Gjatë shoqërimit të shtetasit A. Xh. për në Komisariat, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga vëllezërit e tij, shtetasit F. Xh. dhe Xh. Xh.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të tjera, këta shtetas janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetaseve F. Xh., 25 vjeç dhe Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy