IKMT zbret në terren/ Shemben katër pallate në Thumanë, në proces vlerësimi edhe në Durrës

IKMT zbret në terren/ Shemben katër pallate në Thumanë, në proces vlerësimi edhe në Durrës

Menjëherë pas pasojave shkatërrimtare të tërmetit të së martës, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në Thumanë për të shembur katër pallate të cilat u dëmtuam nga tërmeti, që la pas 49 të vdekur

IKMT prish katër pallate në Thumanë, ne proces vlerësimi edhe në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesë katesh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër”- thuhet në njoftimin e IKMT-së.

Ndërkaq, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit sqaron më tej se grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren, rast pas rasti dhe në momentin e konstatimit si të pabanueshëm, IKMT-ja prish objektin.

Gjithashtu, njoftimi i IKMT-së bën më dije se një tjetër grup ekspertësh ndodhet në Durrës për të bërë vlerësimet, në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë.

Ndërsa, sa i takon shifrës së objekteve që duhet të prishen, inspektoriati thekson se nuk kemi një shifër të saktë, por pohon se numri është i konsiderueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy