Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas të mitur, pasi gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë tentuar të grabisnin një bankomat. Sipas policisë, të arrestuarit janë të moshës 13-14 vjeç, ndërsa grabitjen po tentonin ta kryenin nëpërmjet një kaçavide.
“Më datë 11.02.2021, rreth orës 01:00, tre shtetas të mitur të moshës 13-14 vjeç, me një kaçavidë kanë tentuar të hapin një bankomat. U bë shoqërimi i tyre dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.



