
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga testimi i 3.291 mostrave të dyshuara me SARS CoV-2 pozitiv, kanë rezoltuar me koronavirus 11 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.
Brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast i vdekjes, së një 67-vjeçari nga Prizreni.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.
Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.



