Qëllon me armë drejt makinës ku udhëtonin tre persona, arrestohet i dyshuari në Berat

Qëllon me armë drejt makinës ku udhëtonin tre persona, arrestohet i dyshuari në Berat

Një person është vënë në prangat e policisë së Beratit, pasi qëlloi me armë drejt një makine ku udhëtonin tre persona.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasin B. Q., 45 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, teksa drejtonte automjetin e tij, në lagjen “Ish Kombinati”, ka qëlluar me armë gjahu çifte, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit E. T., 29 vjeç, E. D., 25 vjeç dhe G. L., 25 vjeç.

Nga e shtëna nuk ka persona të lënduar. Në vijim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut, dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy