Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër shtëpi që shërbente për kultivimin e kanabisit. Në pranga është vënë 32-vjeçari Marçel Shpijati, ndërsa në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan 20 fidanë kanabisi të kultivuara në vazo plastike.
Po ashtu, burimet nga Policia bëjnë të ditur se u sekuestruan dhe bimë kanabisi në proces tharjeje me peshë rreth 1.2 kilogramë. Ky aksion i policisë është në vijim të operacionit të koduar “Qarku” në Shkodër dhe konsiderohet si faza e 7 e tij.
Gjatë 7 fazave të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Qarku”, janë vënë në pranga 34 persona si dhe janë sekuestruar në total, 270.7 kg kanabis, 476 bimë dhe fidanë kanabisi, dhjetëra doze kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, municion luftarak, 1 armë sportive, 4 automjete dhe 16 aparate celularë.



