Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për të mosdërguar për shqyrtim në këtë Gjykatë mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, bashkë me kërkesën e mazhorancës për të rihapur çështje dhe për t’i drejtuar me kërkesë për opinion Komisionit të Venecias. Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike bëri me dije se po përgatit kallëzim penal ndaj përgjegjësve që kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi të Kushtetueses.




