
Një fëmijë ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Divjakës.
14-vjeçari ka humbur jetën pasi është përplasur nga zetori i drejtuar nga kushëriri i tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, ku shtetasi me iniciale E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën ka përplasur 14-vjeçarin Xh.N.
Sipas policisë, adoleshenti ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës pasi nuk mundi ti mbijetonte plagëve të mara.
Policia ka shoqëruar 30-vjeçari dhe sqaron se e ka djalë tezeje 14-vjeçarin që humbi jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



