Sekuestrohet kokainë dhe kanabis në Lezhë, 5 persona në pranga

Sekuestrohet kokainë dhe kanabis në Lezhë, 5 persona në pranga

Policia ka goditur tre raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve në Lezhë. 5 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa janë sekuestruar 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike.

Në njoftim thuhet:

Vijojnë intensivisht megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2” dhe plani i posaçëm operacional për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike, që në fazën fillestare. Goditen 3 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 2450 fara cannabisi, sasi kokaine, sasi cannabisi dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike. Vihen në pranga 5 shtetas. Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, si dhe të rasteve të shitjes në sasi dhe/ose doza të lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, të mbështetur nga informacionet nga inteligjenca policore, goditën 3 raste në këto fusha.

-Pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shkodrës dhe koordinimit të punës me të, u arrestuan në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. C., 36 vjeç, Gj. I., 34 vjeç dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga kontrollet fizike dhe në banesa, këtyre shtetasve iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.

-Në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Lezhë, arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

-U arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, dyshohet me qëllim shitjen në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy