SPAK çon Ahmetajn për gjykim/ Zhabina: Paratë dolën nga kompania e inceneratorëve duke përdorur biznesmenët (VIDEO)

SPAK çon Ahmetajn për gjykim/ Zhabina: Paratë dolën nga kompania e inceneratorëve duke përdorur biznesmenët (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina, deklaron se kalimi nga SPAK për gjykim i dosjes për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe 11 të pandehur të tjerë, bëhet për korrupsion dhe pastrim parash.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se sipas prokurorisë, paratë kanë dalë nga kompania e inceneratorëve, duke përdorur persona si Andi Boni, Gerjan Kuka, Elidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe biznesmeni Sokol Meqemeja.

 

Sipas tij, këto para kanë dalë nga kompanitë e inceneratorëve, kanë shkuar te këta biznesmenë në formë punësh të ndryshme dhe më pas këta persona janë futur në transaksione me Arben Ahmetaj, ish-bashkëshorten e tij Albina Maçkën dhe bashkëjetuesen e tij Eriola Hoxha, duke kaluar paratë në forma të ndryshme duke përdorur blerje apartamente dhe shit-blerje apartamentesh, me qëllimin e vetëm për të humbur gjurmët e parave të dala nga inceneratorët.

 

Zhabina shtoi se biznesmenët janë për pastrimin e produkteve kriminale, pastrim parash që në origjinë të tyre kanë inceneratorët dhe në fund Arben Ahmetaj duke qenë në postin e ministrit të Financave dhe ministrit të Ekonomisë, ka ndihmuar që këta biznesmenë të merrnin këto koncenione, koncensionin e Tiranës, por edhe të Fierit dhe inceneratorin e Elbasanit.

 

Bëhet fjalë për dërgimin në gjyq për korrupsion për Ahmetaj, ish-bashkëshorten e tij, bashkëjetuesen e tij dhe dy bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dhe një sërë biznesmenësh të rëndësishëm që kanë ndihmuar në përfitimin e parave nga kompanitë e inceneratorëve me përfitues përfundimtar, Arben Ahmetaj, ish-bashkëshorten e tij Albina Maçka dhe bashkëjetuesen e tij Eriola Hoxhaj. 

 

Skema sipas prokurorisë është shumë e thjeshtë, paratë kanë dalë nga kompania e inceneratorëve, janë përdorur persona të tillë si Andi Boni, Gerjan Kuka, Elidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe biznesmeni Sokol Meqemeja, këto para kanë dalë nga kompanitë e inceneratorëve, kanë shkuar te këta biznesmenë në formë punësh të ndryshme. 

 

Këta persona janë futur në transaksione me Arben Ahmetaj, Albina Maçkën dhe Eriola Hoxhën duke kaluar paratë në forma të ndryshme duke përdorur blerje apartamente dhe shit-blerje apartamentesh, me qëllimin e vetëm për të humbur gjurmët e parave të dala nga inceneratorët. 

 

Arben Ahmetaj akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë të këtij vendi dhe mos deklarimin siç duhet të pasurisë së tij. Biznesmenët janë për pastrimin e produkteve kriminale, pastrim parash që në origjinë të tyre kanë inceneratorët dhe në fund zoti Ahmetaj duke qenë në postin e ministrit të Financave dhe ministrit të Ekonomisë, ka ndihmuar që këta biznesmenë të merrnin këto koncenione, koncensionin e Tiranës, por edhe të Fierit dhe inceneratorin e Elbasanit. 

 

Ajo që çedon në veprimtarinë e SPAK është se nuk është goditur vendimmarrja për inceneratorin e Tiranës. Ti ke dënuar korrupsionin e zotit Ahmetaj, por nuk ke vërtetuar shkeljen ligjore gjatë firmosjes së kësaj kontrate dhe a është vetëm zoti Ahmetaj përgjegjës që ka vendosur gabim për inceneratorin e Tiranës apo kryetar bashkie, ministra të tjerë, qoftë dhe Kryeministri. 

 

Ajo që bën përshtypje në këtë histori janë biznesmenët e përfshirë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Gerjan Kuka, Sokol Meqemeja, por ndërkohë dosje janë përmendur dhe biznesmenë të tjerë që në dosje nuk përmenden akuza si Vladimir Kosta, Edmond Bega, ku gjatë hetimit prokuroria ka vërtetuar se ka pasur marrëdhënie mes përfituesve të këtyre pronave. 

Bën përshtypje se si një biznesmen dërgohet në gjyq dhe një biznesmen tjetër nuk dërgohet në gjyq. Në këtë fraksion nuk i kemi emrat e këtyre biznesmenëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy