
Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, në lagjen numër 17 në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërsa në banesë jetonte me qira shtetasja E. Sh., 36 vjeçe.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, pa të lënduar në njerëz.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.



