
Një minator ka humbur jetën mesditën e sotme, teksa punonte në një minierë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku gjatë punës është aksidentuar shtetasi G. M., rreth 62 vjeç, banues në Klos.
Minatori si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.



