Shpërthen bombola e gazit në Allias dhe djeg shtëpinë/ Plagosen dy të moshuarit

Shpërthen bombola e gazit në Allias dhe djeg shtëpinë/ Plagosen dy të moshuarit

Një banesë në zonën e Alliasit në Tiranë është shkrumbuar tërësisht pas shpërthimit të bombolës së gazit. Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, mësohet se flakët kanë lënë të plagosur dy të moshuarit, që ndodheshin branda shtëpisë në momentin e shpërthimit.

Dy të moshuarit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe janë shtruar në spital pas dramës që përjetuan, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:09 në Allias, në një banesë private ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë banesa është përfshirë nga flakët. Policia së bashku me shërbimin e zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë mundur të nxjerrin dy të moshuar shtetasit B. H.,80 vjeç dhe N. H.,77 vjeçe që banonin në banesë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore . Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy