Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të fshatit Dishnicë të Korçës, pranë një karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë e goditjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Lefter Liçenj, 66 vjeç,
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



