Babë e bijë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë mëngjesin e sotëm para gjykatës së Tiranës ku janë njohur me masën e sigurisë 'arrest me burg'. Ata akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajn.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar më herët për të dy arrest me burg me akuzat 'Vrasje me dashje', 'Armëmbajtje pa leje' s dhe 'Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare' ndaj Picarit dhe për të bijën 'përkrahje të autorit të krimit', 'sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje'.
Ngjarja ndodhi pak minuta para nisjes së seancës gjyqësore, pasi prej muajsh çifti Saliaj ishin në proces divorci. I plagosur mbeti gjithashtu edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.
Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliaj me avokatin kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.



