Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Në aksin rrugor Shkozet-Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç, ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



