Qarkullonin me kokainë, si u kapën me 1.3 kg drogë në kroskot tre ‘shokët’

Qarkullonin me kokainë, si u kapën me 1.3 kg drogë në kroskot tre ‘shokët’

Seksuestrohen 1.3 kg kokainë në Durrës. Lënda narkotike është gjetur në kroskotin e makinës.

Në operacionin e koduar “Tapiza”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit Leonard Lozi, Latif Lozi, Akil Bunaj.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volksvagen”, që drejtohej nga shtetasi Leonard Latifi, 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy