Shpërndante droga të forta, arrestohet një person në Tiranë, pranga dhe shoqëruesit të tij

Shpërndante droga të forta, arrestohet një person në Tiranë, pranga dhe shoqëruesit të tij

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në Tiranë, duke vënë në pranga dy persona.

 

Efektivët e komisariatit të policisë Nr. 7, arrestuan në flagrancë Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe R. K., 41 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

 

Në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, shërbimet e policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin Sh. D., dhe pasagjer shtetasin R. K.

 

Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të banesës së 48-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe dy peshore elektronike. 

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se Sh. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy