Plagosi me thikë një 41-vjeçar dhe dhunoi një 61-vjeçar, në kërkim autori në Tiranë

Plagosi me thikë një 41-vjeçar dhe dhunoi një 61-vjeçar, në kërkim autori në Tiranë

Një konflikt i ndodhur në rrugën “Hodo Beg” në Tiranë ka përfunduar me plagosjen e një personi me mjet prerës dhe dëmtimin e një tjetri.

 

Sipas informacionit paraprak të Policisë, gjatë një sherri të dyshuar për motive të dobëta është plagosur me thikë shtetasi D.A., rreth 41 vjeç, ndërsa shtetasi J.G., rreth 61 vjeç, është goditur me grushte.

 

Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si shtetasi E.J., rreth 32 vjeç, i cili pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy