Qëllon me armë dhe kanos dy kushërinjtë, nën hetim një person në Tropojë

Qëllon me armë dhe kanos dy kushërinjtë, nën hetim një person në Tropojë

Kanosi me armë gjahu dy kushërinjtë, procedohet penalisht një person në Tropojë, duke sekuestruar armën e gjahut.

Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mserr, një shtetas kishte qëlluar me armë, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në fshatin Peraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu, dy kushërinjtë e tij, shtetasit A. P., 38 vjeç dhe A. P., 37 vjeç.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. N., 19 vjeç, banues në fshatin Peraj, i cili shoqëronte shtetasin V. P., në momentin e konfliktit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, me qëllim kanosjen.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy