Një 55-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare nga policia e Lushnjës bënë me dije se Agzon Begaj, banues në Kolonjë u prangos pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj shtetases M.K, 42 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.



